Fonseca pas sfidës me Inter: Kishim një pjesë të parë të mirë

Fonseca pas sfidës me Inter: Kishim një pjesë të parë të mirë

Pas ndeshjes derbi të javës së 17-të në Serie A, mes Romës dhe Interit, tekniku portugez i Romës, Paulo Fonseca është shprehur pas ndeshjes, njofton Insajderi.

Fillimisht portugezi analizoi ndeshjen, duke thënë se pjesën e parë e dominuan, ndërsa fillimi i pjesës së dytë ishte fatale për ekipin e tij, pasi në këtë periudhë ekipi i tij mori dy gola.

“Kemi bërë një pjesë të parë te mirë. 20 minutat e fillimit të pjesës së dytë ishin fatale. Mirëpo më pas u kthyem dhe arritëm të dominojmë kundërshtarin. Do të duhej të ishim të qëndrueshëm në pjesën e dytë”.

“A na duhet një mesfushor defanziv? Jo, s’na duhet. Kemi Veretout, Villar, Cristante, Diawara dhe Pellegrini që mund të luajë atje. Cristante sot hyri në ndeshje shumë mirë dhe ishte vendimtar”.

“Derbi? Do të jetë i vështirë, duhet të luajmë mirë në mënyrë konstante për 90 minuta, që ta fitojmë ndeshjen”. /Insajderi.com