Skuadra italiane, Roma, nesër (e enjte), do të luajë ndeshjen e dytë në grupet e Europa Ligës, ku në “Olimpico” do t’i presin mysafirët nga Sofja, CSKA-në, ndërsa në këtë takim, pritet të luajë nga minuta e parë, mbrojtësi anglez Chris Smalling, njofton Insajderi.
Lajmin për rikthimin në fushën e lojës të Smalling, e ka bërë të ditur trajneri portugez i “verdhekuqëve”, Paulo Fonseca në konferencën për shtyp para takimit.
“Ndaj Milanit skuadra ka treguar një karakter të fortë dhe kemi bërë një ndeshje të mirë. Nesër Borja Mayoral do ta nisë nga minuta e parë, kam besim te sulmuesi spanjoll. Smalling? Është i gatshëm dhe nesër do të jetë titullar. Mbrojtja? Smalling është një lojtar i rëndësishëm për ne, por duhet thënë që Mancini-Ibanez-Kumbulla kanë bërë paraqitje të mira deri tani”, tha Fonseca. /Insajderi.com