Katër ushtarë azerbajxhanas e kanë humbur jetën në sulmet e kryera në javën e fundit nga forcat armene që janë fshehur në zonat e pyllëzuara në Nagorno – Karabakh, transmeton Insajderi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Azerbajxhanit, publikuan një deklaratë të përbashkët lidhur me shkeljen e armëpushimit që janë përjetuar ditët e fundit në qytezën Hadrut në Nagorno – Karabakh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë thuhet se pas njoftimit për armëpushimin e nënshkruar më 10 nëntor nga Azerbajxhani, Rusia dhe Armenia, në pjesën veriperëndimore në qytezën Hadrut të qytetit Khojavend kanë qëndruar disa forca të armatosura armene.
Në shtypin armen janë bërë lajme se këto forca të armatosura kanë humbur rrugën në zonën e pyllëzuar dhe se autoritetet armene kanë bërë kërkesë në komandën e elementëve rusë për të nxjerrë këto forca në fjalë nga zona.
Pala azerbajxhanase ka siguruar të gjitha kushtet për tërheqjen e grupeve armene të armatosura, ndërsa elementët e Rusisë kanë njoftuar me altoparlantë grupet e armatosura në zonat e pyllëzuara që të dalin nga rajoni.
Bëhet e ditur se forcat armene në fjalë, në vend që të largohen nga rajoni kanë formuar pozicione lufte dhe se në ditët e fundit kanë kryer veprime terroriste dhe sabotazhi kundër ushtarëve dhe civilëve azerbajxhanas.
Ndërkohë në deklaratë thuhet se forcat armene kanë kryer një sulm të papritur ndaj ushtarëve azerbajxhanas me detyrë në fshatin Sur të Khojavend dhe se kanë martirizuar 3 ushtarë dhe kanë plagosur 2 persona.
Po ashtu bëhet e ditur se forcat armene më 8 dhjetor organizuan një sulm ndaj azerbajxhanasve që po kryenin punimet e montimit të pajisjeve të komunikimit në qytezën Hadrut ku si pasojë u martirizua 1 ushtar dhe u plagos 1 civil punonjës nga njësia e operatorit të kompanisë celulare.
Pas sulmeve thuhet se Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Azerbajxhanit u detyrua të kryejë operacion kundër terrorizmit në rajon.
Armenia u paralajmërua të respektojë armëpushimin dhe të distancohet nga provokimet duke përmbushur kërkesat e deklaratës trepalëshe dhe se pala azerbajxhanase vazhdon të punojë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me elementët rusë për të siguruar paqen në rajon thuhet në deklaratë. /Insajderi.com