Forcat e Armatosura të Iranit: Nëse SHBA hakmerret, përgjigja e Iranit “do të jetë më e fortë dhe më shtypëse”

Forcat e Armatosura të Iranit: Nëse SHBA hakmerret, përgjigja e Iranit “do të jetë më e fortë dhe më shtypëse”

Forcat e Armatosura të Iranit thonë se nëse SHBA hakmerret, përgjigja e Iranit “do të jetë më e fortë dhe më shtypëse”, raporton CNN, transmeton Insajderi.

Shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major, Mohammad Baqeri tha se nëse SHBA hakmerren kundër Iranit pas sulmeve kundër forcave amerikane në Irak, përgjigja e Teheranit “do të jetë më e fortë dhe më shtypëse”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Komente të Baqeri vijnë pasi Irani nisi më shumë se një duzinë raketa balistike në dy baza ushtarake Irakiane që strehojnë trupat amerikane të mërkurën.

Duke iu drejtuar operacionit kundër bazave, gjeneral Baqeri tha se “ishte vetëm një pjesë e vogël e aftësive” të forcave iraniane./Insajderi.com