Forcat irakiane hyjnë në zonën e qytetit të vjetër të Mosulit

Forcat irakiane hyjnë në zonën e qytetit të vjetër të Mosulit

Forcat irakiane kanë rimarrë nga terroristët e DEASH-it një pikë strategjike të pjesës së vjetër të qytetit të Mosulit.

“Njësitet për anti-terrorizëm të afërta me Ministrinë e Mbrojtjes kanë çliruar lagjen Al-Farouq në qytetin e vjetër”, deklaroi Abdulamir Yarallah, në cilësi të komandantit të operacionit për çlirimin e Mosulit.

Ndërkohë, korrespodenti i AA-së në zonën e qytetit të vjetër të Mosulit raporton se edhe gjatë mesditës së sotme kanë vazhduar përleshjet mes forcave irakiane dhe militantëve të DEASH-it.

Ditë më parë, kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, tha se Mosuli do të çlirohet nga DEASH-i brenda disa ditësh.