Forcat izraelite vrasin dy oficerë palestinez në një mision të fshehtë

Forcat izraelite vrasin dy oficerë palestinez në një mision të fshehtë

Forcat izraelite kanë qëlluar të paktën tre palestinezë, duke përfshirë dy oficerë të intelegjencës ushtarake palesineze, në një sulm të paralajmëruar në qytetin Jenin në bregun perëndimorë të Palestinës, të okupuar nga Izraelitët, shkruan Aljazeera, transmeton Insajderi.

Ministria palestineze e shëndetësisë idenifikoi dy oficerët si Adham Yasser Alawi, 23 vjeç dhe Tayseer Isa, 32 vjeç, njoftoi agjencia e lajmeve palestineze Wafa, duke shtuar se viktima e tretë ishte Jamil al-Amuri, i cili ishte burgosur në burgjet izraelite.

Një tjetër oficer palestinez, Muhammad al-Bazour, 23 vjeçar, u plagos rënë gjatë misionit të fshehtë izraelit dhe është vendosur në një spital në Izrael, shkruan Wafa.

Në një video në internet, duket se tregon oficerët palestinezë duke u fshehur pas një automjeti ndërsa të shtënat dëgjohen në sfond.

Mediat izraelite raportojnë se al-Amuri ishte një ish i burgosur dhe anëtar i Xhihadit Islamik Palestinez, por kjo ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët palesinez.

Duke raportuar nga Jeruzalemi lindor i okupuar, Harry Fawcett i Al Jazeera tha se incidenti ishte një operacion i fshehtë në një automjet civil./insajder.com