Formacionet e derbit londinez, Tottenham vs Arsenal

Formacionet e derbit londinez, Tottenham vs Arsenal

Derbi i javës së 11-të në Premier League, zhvillohet në “Tottenham Hotspur Stadium”, mes Tottenham dhe Arsenal, njofton Insajderi.

Ekipi nikoqir në këtë përballje vjen si favorit, pasi forma momentale në ligë, definon një gjë të tillë. Pas 10-të xhirosh, Tottenham lufton për kryesimin në tabelë, ndërsa Arsenal ka fytyrë krejt tjetër, pasi ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë.

Për vendasit, në këtë takim do të mungoj Lamela, ndërsa për mysafirët mungojnë Martinelli, Pepe dhe Ozil e Sokratis që nuk ftohen nga Arteta.

Pak çaste para fillimit të ndeshjes, Mourinho dhe Arteta kanë bërë publike 11-shën startuese për këtë takim.

Tottenham: Lloris (C), Aurier, Alderweireld, Dier, Reguilon, Hojbjerg, Sissoko, Lo Celso, Bergwijn, Son, Kane.

Arsenali: Leno, Bellerin, Holding, Gabriel, Tierney, Partey, Xhaka, Saka, Lacazette, Aubameyang. /Insajderi.com