Formacionet e derbit torinez Juventus vs Torino

Formacionet e derbit torinez Juventus vs Torino

Luhet duke filluar nga ora 18:00, derbi mes Juventusit dhe Torinos, ku të dyja skuadrat për shkak të rivalitetit mes tyre, do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, njofton Insajderi.

Torino ka fituar vetëm një nga 29 ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Juventusit (2-1 në prillin e vitit 2015). Në duelet e tjera, 22 janë fituar nga Juvja dhe gjashtë barazime).

Juventusi ka fituar 10 nga 11 transfertat e fundit kundër Torinos. Një ndeshje e ka humbur. Ekipi ‘bardhezi’ ka mbajtur portën të paprekur në tetë ndeshje. “Zonja e Vjetër” ka humbur ndeshjen e fundit në kampionat kundër Beneventos. Në 215 ndeshjet e fundit të luajtura në Serinë A vetëm një herë kanë humbur dy radhazi, me Cagliarin dhe Romën. /Insajderi.com