Formacionet e mundshme Liverpool vs Real Madrid

Formacionet e mundshme Liverpool vs Real Madrid

Pak orë na ndajnë para fillimit të ndeshjes së dytë kualifikuese në Champions League në fazën e çerekfinales mes Liverpool dhe Real Madrid, ndërsa të dy trajnerët përballen me mungesa të lojtarëve, disa nga lëndimet e disa të tjerë nga infektimi me Coronavirus, njofton Insajderi.

Nikoqirët e përballjes së sotme, anglezët e Liverpool vuajnë nga disa mungesa, ku reparti i mbrojtjes është më i prekuri pasi Van Dijk dhe Gomez janë të lënduar, gjithashtu i lënduar është edhe kapiteni Henderson, që mund t’a bënte rolin e qendërmbrojtësit.

Liverpool do ta nis takimin me skemën 4-3-3, në portë me Alisson, mbrojta me Robertson, Phillips, Kabak dhe Arnold, në mesfushë do jenë Wijnaldum, Fabinho dhe Thiago Alcantara. Në repartin e sulmit nuk do të ketë mungesa pasi është treshja e përhershme Mane, Firmino dhe Salah.

Në anën tjetër, Zidane, ka mungesa në qendër të mbrojtjes pasi dyshja Varane-Ramos mungojnë shkaku infektimit me COVID-19, por edhe Carvajal dhe Vazquez ndodhen jashtë shkaku i dëmtimeve.

Real mund  të luajë me skemën 3-5-2, me Courtois në portë, Mendy, Nacho, Militao në qendër të mbrojtjes, me Marcelo, Kroos, Modric, Casemiro dhe Odriozola, ndërsa në sulmin do të jetë tandemi Vinicius-Benzema. /Insajderi.com