Në prag të derbit ‘Della Madonina’, Milan dhe Inter bëhen gati, për më tepër për liderin e ri të ligës, ku momentalisht kryesues është Inter me një pikë më shumë se rivali i përbetuar i qytetit, njofton Insajderi.
Në mbrojtje rikthehen Calabria (pas dy ndeshjesh pushim) dhe Kjaer. Në mesfushë përgatiten Kessie dhe Tonali. Do të ndryshojë pamje pjesa më e madhe e sulmit. Ibra, i cili në Serbi nuk luajti asnjë minutë, do të rimarrë vendin e tij. E njëjta gjë vlen për Selemekers, Castillehon, Çalhanoglun dhe Kruniçin. Në të majtë ka balotazh mes Rebiçit dhe Leaos, me kroatin për momentin favorit.
Në anën tjetër te kampi ‘zikaltër’ pritet mbrojtën ta bëjnë Bastoni, De Vrij dhe Skriniar, para mbrojtjes do mbetet dyshja Brozovic dhe Barella, ndërsa tre mesfushorët e avancuar do jenë Perisic, Eriksen dhe Hakimi, teksa dyshja në sulm do të përbëhet nga e përhershmja Lukaku-Lautaro. /Insajderi.com