Formacionet e mundshme të sfidës kthyese në Europa League mes Romës dhe United

Formacionet e mundshme të sfidës kthyese në Europa League mes Romës dhe United

Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida Roma-Manchester United, e vlefshme për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Europës, njofton Insajderi.

Italianët vijnë pas humbje 6-2 në ndeshjen e parë teksa shanset për kryeqytetasit që të tentojnë mrekullinë janë pothuajse zero në këtë ndeshje.

Trajneri Fonseca do të provojë gjithçka sepse nuk ka çfarë humbet, duke rreshtuar në sulm Mkhitaryan, Dzeko dhe Mayoral. Ndërsa në krahun tjetër Solskjaer në konferencë për media u shpreh se “Romës nuk i zihet besë” duke mbajtur ekipin e tij me këmbë në tokë.

Tekniku norvegjez do të kërkojë të mbyllë llogaritë sa më parë duke rreshtuar në sulm Rashford, Fernandes, Pogba, Grinwood.

Roma: Mirante; Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Pellegrini, Cristante, Bruno Peres, Mkhitaryan, Mayoral, Dzeko.

Manchester United: De Gea, Van-Bisaka, Bailly, Mcguire, Shaw, Matiç, Fred; Rashford, Bruno Fernandes, Pogba, Grinwood. /Insajderi.com