Mbrëmjen e sotme do të luhet supersfida Chelsea-Real Madrid, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.
Pas barazimi 1-1 në ndeshjen e parë ndeshja mbetet e hapur teksa londinezët do të vijnë me një avantazh të vogël për shkak të golit të shënuar në fushën kundërshtare.
Trajneri gjerman i Chelseat, Tomas Tuchel nuk do të privohet nga rezultati për t’u mbrojtur, por pritet të hedhë një ekip krejtësisht sulmues në fushë.
Në krahun tjetër Zidane do të vijë me risinë e madhe në formacion, teksa pritet të hedhë nga minuta e parë sulmuesin Eden Hazard. Belgu e njeh mjaft mirë Chelsean dhe pritet t’u hapë problem në mbrojtje bluve të Londrës.
Formacionet e mundshme
Chelsea: Mendy, Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kante, Chillwell, Verner, Mount, Pulisiç.
Real Madrid: Courtois, Nacho, Varane, Ramos, Mendy, Valverde, Casemiro, Kroos, Modriç, Benzema, Hazard. /Insajderi.com