![Formacionet e ndeshjes së parë gjysmëfinale në Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/04/1619463460_825333_1619463569_noticia_normal_recorte1-730x440.jpg)
Do të startojë në orën 21:00, në stadiumin “Alfredo di Stefano”, supersfida mes Realit të Madridit dhe Chelseat e vlefshme për aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League, njofton Insajderi.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, Ferland Mendy nuk ia ka dalë për ndeshjen e sotme kundër Chelseat. Mbrojtësi francez është një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Zinedine Zidane. Trajneri i ka besuar Marcelos krahun e majtë, i cili mban edhe shiritin e kapitenit. Zizu ka preferuar skemën 3-5-2 për këtë përballje, duke i surprizuar të gjithë.
Nga ana tjetër, trajneri Tomas Tuchel ka vendosur të hedhë në fushë skemën 3-4-3, ku Christinsen, Silva dhe Rudiger, do të mbështeten nga krahët nga Chillwell, Azpilicueta, ndërkohë që Kante dhe Jorginho formojnë dyshen e mesfushës. Reparti ofensivë i është besuar, Pulisiç, Mount dhe Verner. /Insajderi.com