Duke filluar nga ora 20:45 do të luhen katër sfidat e vlefshme për fazën eliminatore të Botërorit “Qatar 2022”, njofton Insajderi.
Çekia pret në shtëpi Belgjikën, në një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren për të qëndruar në krye të Grupit E.
Përballje tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes Serbisë dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos. Serbët pritet t’i hapin punë portugezëve në Grupin A, pas triumfit 3-2 ndaj Irlandës në ndeshjen e parë.
Ndërkohë që dy sfidat e tjera që do luhen në këtë orar janë Sllovaki-Maltë dhe Irlandë-Luksemburg, që pavarësisht disniveleve në letër, pritet të jenë tepër të luftuara. /Insajderi.com