Sonte me fillim nga ora 21:00, luhen katër sfidat e ndeshjeve çerekfinale në kompeticionin europian të Europa League, teksa para fillimit të ndeshjeve, trajnerët respektivë kanë bërë publike 11-shet e tyre startuese, njofton Insajderi.
Ndeshja më e rëndësishme është ajo ndërmjet Romës dhe Ajaxit, teksa holandezëve nuk u ka dalë inati i humbjes 1-2 në sfidën e parë dhe mbrëmjen e sotme do të tentojnë gjithçka për të arritur në gjysmëfinale. Roma vjen me e qetë në këtë takim pasi ka arritur të shënojë dy herë në fushën kundërshtare, por gjithçka mbetet e hapur në këtë sfidë.
Sfida tjetër, Manchester United-Granada, vjen pas një fitore 0-2 të anglezëve në sfidën e parë teksa sot nuk priten pengesa për djemtë e Solskjaer të cilët janë me një këmbë drejt gjysmëfinales së kompeticionit.
Surpriza e këtyre çerekfinaleve është padyshim Slavia Prague e cila pasi eliminoi skocezët e Rangers të Stiven Gerrard, mori një barazim befasues 1-1 në shtëpinë e Arsenalit në sfidën e parë. Londinezëve nuk u falen gabime në këtë sfidë, teksa në Angli kjo ndeshje është cilësuar si ndeshje stoli për teknikun e Arsenalit, Mikel Arteta.
Në sfidën e katërt, Villarreali pasi mori një fitore minimale 0-1 në shtëpinë e kroatëve të Dinamo Zagrebit do të kërkojë të mbyllë një kualifikim për në gjysmëfinaleve, e cila do të ishte një arritje jashtë pritmërive për ekipin spanjoll. /Insajderi.com
ROMA vs Ajax
Manchester United vs Granada
Villarreal vs Dinamo Zagreb
Slavia Prague vs Arsenal