Formacionet e sfidave kualifikuese për Kupën e Botës

Formacionet e sfidave kualifikuese për Kupën e Botës

Duke filluar nga ora 20:45 do të luhen 10 sfida të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton Insajderi.

Natyrisht e gjithë vëmendja e shqiptarëve do të jetë te përfaqësuesja e Kosovës e cila do të përballet me Suedinë.

Në fushë do të zbresin dhe kampionët e Botës, Gjermania që luan përballë Rumanisë, dhe Italia e Robeto Mancinit që kërkon vazhdimësinë përballë Bullgarisë.

Ndërkohë do të luhen dhe dy sfidat e Grupit I, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Polonia luan në shtëpi përballë Andorrës ndërsa Hungaria luan në transfertë përballë San Marinos.

Në sfidat e tjera Austria do të luajë kundër Ishujve Faroe, Izraeli pret në shtëpi Skocinë, Maqedonia e Veriut kërkon pikët e para në grup përballë Liteshtajnit, Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës pret në shtëpi Lituaninë dhe Ukraina luan kundër Finlandës. /Insajderi.com