Formacionet e sfidave në Europa Legue – kryendeshja Milan vs Manchester United

Formacionet e sfidave në Europa Legue – kryendeshja Milan vs Manchester United

Luhen duke filluar nga ora 21:00, katër ndeshjet e fundit të së enjtës mbrëma në Ligën e Europës të vlefshme për fazën e 1/8-ve, njofton Insajderi.

Padyshim vëmendja më e madhe është në “San Siro”, në qytetin e Milanos, aty ku luhet ndeshja mes Milan-it dhe Manchester United. ‘Kuqezinjtë’ në ndeshjen e parë në Angli, treguan një performancë shumë të mirë, duke marrë një barazim 1-1 që mund t’i ndihmojë shumë për kualifikimin.

Pritet një ndeshje e luftuara nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin më tej. Për shkak të dëmtimeve të shumta, Stefano Pioli ka bërë eksperimente në formacion, teksa ka hedhur titullar në majën e sulmit, Samu Castillejo, ndërkohë që nga ana tjetër Solskjaer nuk i ka kursyer lojtarët më të mirë në dispozicion.

Për sa i përket ndeshjeve të tjera, Rangers luan në shtëpi me Slavia Pragë, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Ajax sfidon në transfertë Yong Boys, ndërsa Villarreali pret në shtëpi Dinamon e Kievit. /Insajderi.com