Formacionet Zyrtare: Arsenal vs Chelsea

Formacionet Zyrtare: Arsenal vs Chelsea

Arsenal dhe Chelsea, zhvillojnë sot ndeshjen finale të Fa Cup, duke filluar nga ora 18:30, në stadiumin legjendar të Wembely.

Të dy ekipet nga Londra, kanë publikuar formacionet zyrtare, raporton Insajderi.

Mikel Arteta e ka rreshtuar ekipin me formacionin 3-4-3, me këta lojtarë: Martinez: Tierney, Luiz, Holding: Maitland-Niles, Xhaka, Caballos, Bellerin: Aubameyang, Lacazette, Pepe.

Edhe Frank Lampard e ka rreshtuar ekipin me të njëjtin formacion, me këta lojtarë: Caballero: Rudiger, Zouma, Azpilicueta: James, Jorginho, Kovacic, Alonso: Mount, Giroud, Pulisic.

Arsenal ka rekord impresionues në stadiumin e Wembly, duke fituar 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara dhe ata sot po shpresojnë ta fitojnë këtë garë, në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen në Evropa Ligë./Insajderi.com.