Formacionet Zyrtare: Bayern Munich vs Chelsea (FOTO)

Formacionet Zyrtare: Bayern Munich vs Chelsea (FOTO)

Bayern Munich dhe Chelsea, kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare, para ndeshjes së dytë të tyre, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich, është rreshtuar me formacionin 4-2-3-1, me këta lojtarë në përbërje: Neuer: Davies, Alaba, Boateng, Kimmich: Alcantara, Goretzka: PErisic, Muller, Gnabry: dhe Lewandowski.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, e ka rreshtuar ekipin e tij me formacionin 4-3-3, me këta lojtarë: Caballero: James, Christensen, Zouma, Emerson: Barkley, Kante, Kovacic: Hudson-Odoi, Abraham, Mount.

Ndeshja e parë është luajtur në Londër dhe Bayern Munich, ka krijuar një avantazh pothuajse të paarritshëm, pasi ata fituan me rezultat 3 me 0./Insajderi.com.