Formacionet zyrtare Greqi – Kosovë

Formacionet zyrtare Greqi – Kosovë

Pas serisë së fundit të rezultateve zhgënjyese, “Dardanët” do të tentojnë të fitojnë besimin e tifozëve edhe pse luajnë në tokën helene përballë një ekipi me përvojë në arenën ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Për sfidën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka kryer ndryshime në formacionin e “Dardanëve”.

Por, pavarësisht fotos së portierit Arjanet Muriç, me një vajzë në hotel, tekniku zviceran i ka dhënë sërish besim gardian të Gironës.

Kosova në këtë takim pritet të luajë me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1.

Me Muriç në portë, mbrojtja konfirmohet me Alitin dhe Dreseviç në qendër, ndërsa në krahun e majtë ndodhet Paqarada, në të djathtin Vojvoda.

Në mesfushën, para mbrojtjes ndodhet dyshja Shala dhe Loshaj, ndërsa treshja e avancuar e mesfushës përbëhet nga Hadërgjonaj, Celina dhe Kastrati, ndërsa I vetëm në sulm ndodhet Kololli. /Insajderi.com