Formacionet zyrtare: Irlanda e Veriut – Zvicra

Formacionet zyrtare: Irlanda e Veriut – Zvicra

Kombëtarja e Irlandës së Veriut dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin “Play-Off” për kualifikim në Kupën e Botës.

Zvicra është mysafire e Irlandës së Veritur në takimin e parë të “Play-Offit” për kualifikime në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Ky takim i parë mes këtyre dy kombëtareve fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Windsor Park” të Belfastit, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet të dielën.

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka vendosur që për këtë ndeshje kaq të vlefshme për startoj me tre yje shqiptar.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili janë pjesë e formacionin titullar, ndërsa Admir Mehmedi në bankë rezervë.