
Juventus dhe Lyon, kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare, të përballjes së dytë në mes vete, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Maurizio Sarri, ka rreshtuar ekipin e tij, me formacionin 4-3-3, me këta lojtarë në përbërje: Szczesny: Alex Sandro, Bonucci, de Light, Cuadrado: Rabiot, Pjanic, Bentancur: Ronaldo, Higuain, Bernardeschi.
Ndërsa, Garcia i Lyon, ka rreshtuar ekipin e tij me formacionin 3-5-2, me këta lojtarë në përbërje: Lopes: Deanayer, Marcelo, Marcel: Dubois, Caqueret, Bruno, Aouar, Cornet: Ekambi dhe Depay.
Chiellini, Dybala dhe Remsy, janë lënë në bakën rezervë nga Sarri, ndërsa Dembele është lënë në bankën rezervë nga Garcia.
Ndeshja e parë e këtij çifti, është zhvilluar në Francë dhe Lyon ka fituar me rezultat minimal, prej 1 me 0./Insajderi.com.