Kosova U-21, sonte zhvillon ndeshjen e radhës në grupin e tretë kualifikues për evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm. Pak çaste para fillimit të ndeshjes, selektori i “Shpresave”, Rafet Prekazi, ka bërë publik formacionin startues, njofton Insajderi.
Kosova U-21 në këtë takim, luan me formacionin 4-3-3.
Në portë ndodhet Ndreca, në qendër ndodhet dyshja Vitija dhe Rahimi, ndërsa krahët e mbrojtjes pritet t’i mbulojë Sadriu dhe Kçiku.
Në mesfushë ndodhet treshja Krasniqi, Zekaj dhe Pepsi. Ndërsa në fazën sulmuese janë treshja Ajdini, Veliu dhe kapiteni Daku.
Duhet thënë se para takimit, te Kosova dolën katër lojtarë dhe një anëtar i stafit pozitiv me koronavirus. /Insajderi.com