Formacionet zyrtare Kosovë – Slloveni

Formacionet zyrtare Kosovë – Slloveni

Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokkri”, luan ndeshjen e tretë në grupet për Ligën e Kombeve, kundërshtari është Sllovenia. Challandes ka bërë publike 11 lojtarët startues në këtë takim, njofton Insajderi.

Në mbrojtje ndodhet Muric, mbrojtës i djathtë është Hadërgjonaj, në të majtë të mbrojtjes ndodhet Paqarada, ndërsa dyshen e qendrës e formojnë  Aliti dhe Dresevic.

Mesfushorët para mbrojtjes është dyshja Shala dhe Valon Berisha, ndërsa mesfushor i majtë është Zeneli, në anën e djathtë të mesfushës ndodhet Zhegrova, ndërsa pas qendërsulmuesit të vetëm Kolollit, ndodhet Bersant Celina.

Kosova luan me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1, ndërsa në bankën rezervë ndodhën edhe Ujkani, Loshaj, Rashkaj, Kastrati, Rashani, Vojvoda, Bekaj, Hasani, Nuhiu dhe Muslija.

Selektori slloven Matjaz Kek, në anën tjetër luan me formacionin 4-4-2, Oblak; Balkovec, Mevlja, Blazic dhe Stojanovic; Verbic, Kurtic, Bijol, Rep; Lovric dhe Vuckic. /Insajderi.com