Formacionet zyrtare Kosovë vs Suedi, sfidë që zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’

Formacionet zyrtare Kosovë vs Suedi, sfidë që zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’

Luhet duke filluar nga ora 20:45, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton Insajderi.

“Dardanët” kanë përballë një kundërshtar shumë të vështirë, por do të kërkojnë të bëjnë surprizën. Suedezët, ku luan edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, vijnë në këtë ndeshje pas fitores 1-0 ndaj Gjeorgjisë.

Edhe Kosova, vjen pas një fitore, teksa mposhti me shifrat e thella 4-0 Lituaninë, ndonëse ishte miqësore.

E vetmja përballje mes dy ekipeve, daton më 12 janarin e vitit të kaluar, ku suedezët triumfuan minimalisht, në miqësore. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Aliti, Hadergjonaj, Kololli, Halimi, Kryeziu. Rashica, Celina, Zenenli, Muriqi. Trajner: B. Challandes.

Suedia: Nordfeldt, Lindeloef, Helander, Augustinsson, Lustig, Olsson, Forsberg, Larsson, Claesson, Isak, Ibrahimoviç. Trajner: J. Andersson.

/Insajderi.com