Formacionet zyrtare mes Dynamo Kyiv dhe Juventus në Ligën e Kampionëve

Formacionet zyrtare mes Dynamo Kyiv dhe Juventus në Ligën e Kampionëve

Sonte, me fillim nga ora 18:55, luhet ndeshja e parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, mes ekipit ukrainas Dynamo Kyiv dhe skuadrës torineze, Juventus, ndërsa pak para ndeshjes, të dy tarjnerët kanë bërë publik formacionin zyrtar, njofton Insajderi.

Pritet një ndeshje aspak e lehtë për “bardhezinjtë” në Ukrainë, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.   “Zonja e Vjetër” do të luajë pa lojtarin e  rëndësishëm siç është portugezi Cristiano Ronaldo, i cili është në karantinë, për shkak se rezultoi pozitiv me koronavirus, ditë më parë.

Trjaneri Pirlo do të rreshtojë skuadrën me formacionin 3-4-1-2, në dyshen sulmuese Morata dhe Kulusevski, pas tyre do të jetë Ramsey, ndërsa mesfusha do të përbëhet nha katërshja Chiesa, Cuadrado, Rabiot dhe Bentancur, mbrojtja do të jetë me tre, Chiellini, Bonucci dhe Danilo, e në portë ndodhet polaku Szczesny.

Në anën tjetër, trajneri rumun, Mircea Lucescu do të luajë me formacionin 4-2-3-1. /Insajderi.com