Formacionet zyrtare mes PSG dhe Bayern Munchen, gjermanët me disa mungesa

Formacionet zyrtare mes PSG dhe Bayern Munchen, gjermanët me disa mungesa

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida PSG-Bayern Munchen, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Parisienët vijnë pas një fitore të madhe 2-3 në “Allianz Arena”, teksa ditën e sotme do të kërkojnë të tregojnë se janë një kockë e fortë në Europë. Kualifikimi ndaj Barcelonës dhe fitorja ndaj Bayernit ka rritur vetëbesimin e francezëve të cilët tani e cilësojnë veten si një ndër favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje trajneri Pochettino nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Marquinhos, i cili u dëmtua sfidën e parë, sulmuesin Mauro Icardin, i cili ka shfaqur problem me muskulin dhe mbrojtësin Kurzawa, i cili ka shfaqur problem në kofshë.

Në kampin tjetër situata nuk duket aspak e qetë, ku është përfolur për  një përplasje midis trajnerit Flick dhe drejtorit sportiv të klubit, Hasan Salihamidziç. Kjo përplasje ka çuar dhe në diskutime për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Flick, i cili do të vinte si pasojë e rezultateve të dobëta javët e fundit, ku përveç humbjes ndaj PSG-s, Bayerni mori një barazim zhgënjyes 1-1 ndaj skuadrës së Unionit të Berlinit në kampionat.

Trajneri Flick do të duhet të bëjë pa sulmuesin polak Lewandowski pas problemeve në gju, dhe do të mungojë gjithashtu dhe sulmuesi tjetër Gnabry për shkak të infektimit me Covid-19. Ndeshja pritet të jetë mjaft e luftuar dhe pritet një sfidë e fortë nga të dyja ekipet.

FORMACIONET ZYRTARE:

PSG: Navas, Kimpembe, Diallo, Dagba, Gueye, Danilo, Di Maria, Draxler, Neymar, Paredes, Mbappe. Trajner: M. Pochettino.

Bayern Munchen: Neuer, Pavard, Kimmich, Boateng, Davies, Hernandez, Alaba, Muller, Coman, Sane, Choupo-Moting. Trajner: H. Flick. /Insajderi.com