Të martën me fillim nga ora 21:00 luhet ndeshja më interesante e natës së parë të grupeve të Ligës së Kampionëve, mes PSG dhe Manchester United, njofton Insajderi.
Në këtë takim, gjermani Thomas Tuchel do të luajë me formacionin 4-3-3, ndërsa norvegjezi Solskjaer starton me 5-3-2.
Për PSG do të paraqitën këta lojtarë: Navas, Kimpebe, Mbappe, Neymar, Di Maria, Danilo, Kurzawa, Herrera, Diallo, Florenzi, Gueye, ndërsa për anglezët do të startojë kjo 11-she, De Gea, Lindelof, Martial, Rashford, Fred, Bruno Fernandes, Shaw, Alex Telles, Wan-Bissaka, Tuanzebe, McTominay.
Ndeshja është e rëndësishme për grupin H. /Insajderi.com