Formacionet zyrtare të derbit Roma vs Inter

Formacionet zyrtare të derbit Roma vs Inter

Derbi italian, mes Romës dhe Interit zhvillohet në “Olimpico”, ku Roma pret mysafirët nga Milano, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A, njofton Insajderi.

Përballja që pritet të fillojë nga ora 12:30, është përballje mes ekipit të dytë në ligë dhe ekipit te tretë, ku Inter ndodhet në vendin e dytë me 36 pikë, ndërsa Roma ndodhet në të tretin me 33 pikë.

Me një fitore eventuale të kryeqytetasve, ekipi milanez zbret në vendin e tretë.

Të dyja ekipet për këtë sfidë nuk kanë mungesa të mëdha, ku te Roma vlen të përmendet mungesa e ish-interistit Zaniolo.

Tekniku portugez i ‘verdhekuqve’ Paulo Fonseca ka rreshtuar ekipin e tij me skemën 3-4-2-1, ndërsa tekniku italian i ‘zikaltërve’ Antonio Conte ka vendosur ekipin e tij me 3-5-2.

Roma: Lopez, Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola, Pellegrini, Mkhitaryan, Dzeko.

Inter:  Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Darmian, Lukaku, Lautaro. /Insajderi.com