
Sonte me fillim nga ora 18:00, në Tbilisi, zhvillohet ndeshja finale e playoff-it në Ligën e Kombeve, mes Gjeorgjisë nikoqire dhe mysafirëve nga Maqedonia e Veriut, njofton Insajderi.
Pak çaste para fillimit të takimit, të dy selektorët kanë bërë publike formacionet e ndeshjes.
Vladimir Weiss, kryetrajneri i Gjeorgjisë, në këtë finale do të luajë me formacionin 4-2-3-1, në portë me Loria; Kakabadze, Kverkveliya, Kashia, Dvali; Kankava, Kvekveskiri; Qazaishvili, Gvilia, Okriashvili; Katcharava.
Në anën tjetër, Igor Angelovski, do të startojë me 3-4-1-2, në portë me Dimitrievski; Velkovski, Musliu, Bejtulai; Alioski, Nikolov, Ademi, Ristevski; Elmas; Pandev, Nestorovski. /Insajderi.com