Sonte me fillim nga ora 21:15, Manchester United zhvillon ndeshjen e mbetur nga java e parë, ku United është mysafir i Burnley, njofton Insajderi.
Aktualisht Manchester ka 33 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë, teksa ligën kryeson Liverpool po ashtu me 33 pikë, ndërsa sonte me një fitore ose barazim eventual, ekipi i Solskjaer ka mundësi për herë të parë këtë edicion të Premier League të merr kryesimin në elitën e futbollit anglez.
Në anën tjetër nikoqirët e Burnley ndodhen në pozitën e 16 në ligë po me 16 pikë.
Trajneri i Burnley, Sean Dyche, në këtë takim do të luajë me formacionin 4-4-2, ndërsa norvegjezi i United, Solskjaer do të fillojë ndeshjen me skemën 4-2-3-1, me Cavanin në qendrën e sulmit.
BURNLEY: Pope; Lowton, Tarkowski, Mee, Pieters; Gudmundsson, Westwood, Brownhill, Brady; Barnes, Wood.
MANCHESTER UNITED: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; Matic, Pogba; Rashford, Bruno Fernandes, Martial; Cavani. /Insajderi.com