Formacionet zyrtare të ndeshjes finale në Europa League, Villarreal vs Manchester United

Formacionet zyrtare të ndeshjes finale në Europa League, Villarreal vs Manchester United

Manchester United dhe Villarreal kanë bërë publike formacionet e tyre startuese për ndeshjen finale të Ligës së Evropës, njofton Insajderi.

“Djajtë e kuq” do të startojnë në portë me De Gean.

Reparti defanziv do të përbëhet nga Victor Lindelof, Eric Bailly, Luke Shaw dhe Aaron Wan-Bissaka.

Në mesfushë do të fillojnë ndeshjen nga minuta e parë Paul Pogba, Bruno Fernandes dhe Scott McTomminay.

Ndërsa sulmi do të përbëhet nga Marcus Rashford, Mason Greenwood dhe Edinson Cavanin.

Ndërsa te skuadra e Villarealit, trajneri Unai Emery në portë do të startojë me Geronimo Rulli.

Në mbrojtje do të jenë Alfonso Pedraza, Pau Torres, Raul Albiol dhe  Juan Foyth.

Mesfusha do të përbëhet nga Yeremi Pino, Ettiene Capou, Dani Parejo dhe Manu Trigueros.

Ndërsa repartin ofanziv do ta përbëjnë Carlos Bacca e Gerard Moreno.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00. /Insajderi.com