Formacionet zyrtare të ndeshjes Milan vs Sparta Prague

Formacionet zyrtare të ndeshjes Milan vs Sparta Prague

Në kuadër të javës së dytë në Evropa Ligë, skuadra italiane Milan, pret në “San Siro”, vizitorët nga Praga e Çekisë, Spartën, njofton Insajderi.

Stefano Pioli ka vendosur të aktivizojë si titullarë Dalot, Brahim Diaz, Sandro Tonalin dhe boshnjakun Kruniç duke lënë në stol Teo Hernandezin, Hakan Çalhanoglunë, Rafael Leaon, Saelmakers dhe Frenk Kesin.

Tarjneri italian, Stefano Pioli në këtë takim do të luajë me formacionin 4-3-3, Donnarumma, Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot, Castillejo, Bennacer, Krunic, Diaz, Tonali dhe Ibrahimoviç.

Në anën tjetër, Vaclav Kotal do të luajë me formacionin 4-3-2-1, Heca, Lishka, Çelushtka, Saçek, Vindheim, Travnik, Pavelka, Krejçi, Doçkal, Julish. /Insajderi.com