Sonte me fillim nga ora 18:00, Shqipëria pret në “Arena Kombëtare”, mysafirët nga Kazakistani, ndërsa pak çaste para fillimit të takimit, të dy trajnerët kanë bërë publik formacionet e ndeshjes, njofton Insajderi.
Veterani italian i pankinës ‘kuq e zi’, Eduardo Reja pritet të fillojë takimin me modulin 3-4-1-2, në portë me Berishen, mbrojtja me tre, Veseli, Ismajli dhe Gjimshiti; mesfusha me katër, Hysaj, Abrashi, Kallaku dhe Memushaj; pas dy sulmuesve ndodhet Cikalleshi; Uzuni dhe Manaj në sulm.
Në anën tjetër, selektori i Kazakistanit, Michal Bilek, luanë me 4-4-2, Pokatilov; Alip, Kerymzhanov, Marochkin, Vorogovsky; Suyumbayev, Abiken, Kuat, Beysebekov; Shchetkin, Aimbetov.
Ndeshja është e vlefshme për sfidën e pestë në grupin e katër të divizionit C të Ligës së Kombeve, ndërsa me fitore eventuale, Shqipëria vërtet ka gjasa reale të renditet e para në grup dhe të promovohet në divizionin B të Ligës së Kombeve. /Insajderi.com