Formacionet zyrtare të sfidave në Serie A – kryendeshja Atalanta vs Juventus

Formacionet zyrtare të sfidave në Serie A – kryendeshja Atalanta vs Juventus

Do të startojnë në orën 15:00, tre sfidat Atalanta-Juventus, Lazio-Benevento dhe Bologna-Spezia, të vlefshme për javën e 31-tw të Serisë A italiane, njofton Insajderi.

Sfida në Bergamo në stadiumin “Gewiss” pritet të jetë një supersfidë duke parë se si Juventusi po ashtu dhe Atalanta kanë të njëjtin objektiv, zonën Champions këtë sezon. Juventusi vjen në këtë sfidë pas fitores ndaj Genoas, por pa Ronaldon i cili është i dëmtuar. Ndërsa Atalanta kurrsesi nuk dëshiron të ndalë serinë e katërt të fitoreve rradhazi ku synon të pestën pikërisht ndaj ‘bardhezinjve’ të Andrea Pirlos. Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është titullar për bergamaskët.

Në takimin Lazio-Benevento do të jetë derbi i vëllezërve Inzaghi në pankinë, teksa ‘bardhekaltërit’ po kalojnë një formë të shkëlqyer ku kanë arritur katër fitore rradhazi, ndërsa Benevento nuk po kalon një moment të mirë. Vlen të theksohet se Thomas Strakosha do të jetë në pankinë këtë sfidë.

Ndeshja tjetër është ajo mes Bolognës dhe Spezias, ku të dyja skuadrat do të provojnë fitoren për të grumbulluar sa më shumë pikë për të qenë sa më larg zonës së ftohtë të klasifikimit. Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është titullar me fanellën e Spezias.

FORMACIONET ZYRTARE –

ATALANTA – (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata. Trajner: Gian Piero Gasperini.

JUVENTUS – (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentnacur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata. Trajner: Andrea Pirlo.

LAZIO – (3-5-2): Reina; Marusiç, Açerbi, Radu; Lazzari, Milinkoviç-Saviç, Lucas Leiva, Luis Alberto, Fares; Correa, Immobile. Trajner: Simone Inzaghi.

BENEVENTO – (3-4-2-1): Montipo; Depaoli, Glik, Barba; Letizia, Improta, Schiattarella, Ionita; R. Insigne, Sau; Gaich. Trajner: Filippo Inzaghi.

BOLOGNA – (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Danilo, Soumaoro, Dijks; Schouten, Svanberg; Orsolini, Soriano, Barrow; Palacio. Trajner: Sinisha Mihajloviç.

SPEZIA – (4-3-3): Provedel; Vignali, Erlic, Ismajli, S. Bastoni; Maggore, Ricci, Leo Sena; Verde, Gyasi, Nzola. Trajner: Vincenzo Italiano. /Insajderi.com