Formacionet zyrtare të sfidës Manchester United – Arsenal

Formacionet zyrtare të sfidës Manchester United – Arsenal

Manchester United dhe Arsenal kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së shtatë në Premier League, njofton Insajderi.

Ndeshja do të zhvillohet në “Old Trafford’, ku të dyja ekipet do të kërkojnë pikë të plota në këtë takim. Ndeshja fillon nga ora 17:30.

Te United, në këtë takim do të mungojën Bailly, Lingard, Telles dhe Martial, ndërsa te londinezët do të mungojnë Chambers, Mari dhe Martinelli.

Manchester United do të luajë me formacionin 4-1-2-1-2, me De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Shaw; McTominay, Fred, Pogba; Greenwood, B.Fernandes, Rashford.

Arsenal në këtë takim, do të luaj me formacionin 3-4-2-1, me Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Bellerín, Elneny, Partey, Saka; Willian Aubameyang, Lacazette. /Insajderi.com