Formacionet zyrtare të sfidës Milan vs Crvena Zvezda

Formacionet zyrtare të sfidës Milan vs Crvena Zvezda

Janë publikuar dhe formacionet e tetë ndeshjeve të fundit përmbyllëse të raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës, njofton Insajderi.

E gjithë vëmendja do të jetë në “San Siro”, ku Milani duhet të sigurojë kualifikimin për raundin e 1/8-ave të kompeticionit. Edhe pse nuk ia doli të fitonte në sfidën e parë në Beograd ndaj Crvena Zvezdës, trajneri i “Djallit” Stefano Pioli ka befasuar në zgjedhjet për formacionin bazë.

Zlatan Ibrahimoviç, Theo Hernandez, Ante Rebiç, Simon Kjaer dhe Salemekers janë lënë në stol nga tekniku ‘kuqezi’. Rolin e qendërsulmuesit do ta bëjë mesfushori turk Hakan Calhanoglu, i cili do të ketë ndihmën e Leoa-s dhe Castillejo-s.

Ndërkohë, mesfusha përbëhet nga Kruniç, Kessie dhe Meitte. Në prapavijë rikthehen Tomori dhe Dalot.

Milani nuk mundi ta mbronte avantazhin 1-2 në Beograd duke u barazuar në momentin e fundit. /Insajderi.com