Formacionet zyrtare të shtatë sfidave të Europa League

Formacionet zyrtare të shtatë sfidave të Europa League

Janë bërë publike formacionet e shtatë ndeshjeve të orës 18:55 për raundin e 1/16-ave të Ligës së Europës, njofton Insajderi.

Priten sfida mjaft interesante si: Arsenal-Benfica, Rangers-Antwerp, Hoffenheim-Molde dhe Ajax-Lille, Napoli-Granada, Shakhtar-Maccabi Tel Aviv si dhe Villarreal-Salzburg.

Në fushë do të kundër spanjollëve të Granadës do të jetë me Napolin Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës është kthyer në zgjedhjen e parë të teknikut Gattuso për sa i përket prapavijës. Edhe pse iberikët kanë fituar ndeshjen e parë 2:0 në shtëpi, të ‘kaltrit’ shpresojnë se mund ta përmbysin disavantazhin e golave.

Për londinezët e Arsenal-it, Granit Xhaka do të jetë nga minuta e parë.

Sot do të zyrtarizohen dhe 15 skuadrat e tjera që do të luftojnë në raundin e 1/8-ave. Dje Tottenham siguroi zyrtarisht kualifikimin pas fitores 4:0 ndaj austriakëve të Wolfsberger. /Insajderi.com