Formacionet zyrtare të supersfidës mes Juventus dhe Barcelonës

Formacionet zyrtare të supersfidës mes Juventus dhe Barcelonës

E gjithë vëmendja e natës së sotme në Ligën e Kampionëve do të jetë te supersfida e mbrëmjes Juventus-Barcelona. Në të dyja kampet ka ndryshime në formacionin bazë, njofton Insajderi.

Chielini i dëmtuar do të zëvendësohet nga lojtari turk Merih Demiral, ndërsa ylli argjentinas Paulo Dybala do të udhëheqë sot ekipin në fushën ndaj katalanasve.

Në krahun tjetër, ish-lojtari i Juventusit, mesfushori boshnjak Miralem Pjanic do të luajë përballë ish-ekipit të tij. Tekniku holandez Ronald Koeman ka ulur në stol talentin Ansu Fati dhe veteranin Sergio Busquets. Antoine Griezman ka marrë vendin e titullarit për ballafaqimin ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Juventus do të luajë me formacionin 3-4-3, Szczesny, Demiral, Danilo, Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Kulusevksi, Chiesa, Morata dhe Dybala, ndërsa Barcelona luan me formacion 4-2-3-1, Neto, Alba, Lenglet, Araujo, Roberto, de Jong, Pjanic, Dembele, Pedri, Girezman dhe Messi. /Insajderi.com