Formacionet zyrtare të ndeshjes eliminatore Shqipëri vs Angli

Formacionet zyrtare të ndeshjes eliminatore Shqipëri vs Angli

Shqipëria luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme, me start nga ora 18:00 në “Air Albania” kundër Anglisë, njofton Insajderi.

Më kryesorin e grupit, sot Shqipëria mirëpret mysafirët anglez për ndeshjen e dytë në grupe, teksa të dyja kombëtaret kanë nga një fitore në ndeshjen e parë. Shqipëria ka mposhtur Andorrën si mysafir me rezultat minimal, ndërsa Anglia në shtëpi ka deklasuar San Marinon me shifrat 5:0.

Sigurisht anglezët kanë udhëtuar për tre pikë, mirëpo do të jetë e vështirë pasi trajneri anglez i frikohet lojës teknike që luan Shqipëria, pasi në krye të pankinës ka trajner një italian si Reja, që ka bërë karrierë në Serie A.

Gjithashtu Reja me çunat ‘kuqezi’ do të hyjnë në këtë ndeshje me vetëbesim pasi edhe në të kaluarën kanë mposhtur një top kombëtare si Portugalia, që kampionatin pasues u shpallë kampion evropian.

Këtë fundjavë kuqezinjtë nuk kanë vetëm një ndeshje prestigji, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë në histori përballë “Tre Luanëve” të cilët vetëm kanë fituar ndaj nesh, por është edhe një mundësi… hipotetike, për të bërë llogaritë e shqiptarëve.

SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja

ANGLIA: Pope, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Foden, Rice, Phillips, Mount, Sterling. Kane, Trajner: G. Southgate. /Insajderi.com