Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Sllovenisë

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Sllovenisë

Kosova sonte zhvillon ndeshjej kualifikuese përball Sllovenisë me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Kosova edhe në këtë takim pritet të ketë mungesa të theksuara, njejt sikur në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, ngase shumë lojtarë ka të lënduar e disa të tjerë nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkaqe të ndryshme.

Me këta lojtarë që ka në dispozicion, selektori Challandes, pritet të formojë një 11-she të fort startuese.

Në portë do jetë përsëri Aro Muric, në krahët e mbrojtjes priten të lujanë Vojvoda dhe Hadërgjonaj, ndërsa në qendër do të jenë Aliti dhe Dresevic.

Në mesfushë do konfirmohen Shala dhe V. Berisha, ndërsa në mesfushë të avancuar priten të jenë Zeneli, Celina dhe Zhegrova, ndërsa i vetëm në vijën e sulmit pritet të jetë Benjamin Kololli. /Insajderi.com