Formacioni mundshëm i Kosovës – Rashica pritet të luaj si sulmues

Formacioni mundshëm i Kosovës – Rashica pritet të luaj si sulmues

Sot, kur jemi në ditën e ndeshjes, kanë filluar të qarkullojnë edhe formacionet e mundshme të kësaj ndeshje.

Nëpër media të ndryshme, lakohet emri i Milot Rashica, i cili sipas tyre, pritet të startojë në qendër të sulmit, shkaku i mungesës së Vedat Muriqit, transmeton Insajderi.

Për këtë ndeshje, Kosova e ka luksin që e ofron prezenca e super lojtarit, Arbër Zeneli, i cili rikthehet nga lëndimi i gjatë që e kishte, por, sipas këtyre informatave – ai nuk do të zgjedhet si startues në formacionin e kësaj ndeshje.

Në portë, si zakonisht pritet të zgjidhet Aro Muric.

Mbrojtja pritet të jetë ajo e zakonshmja me Kololli, Rrahmani, Aliti dhe Vojvoda. Në mesfushë, pritet të startojnë dyshja, Shala dhe Kryeziu, ndërsa në repartet e sulmit, pritet që të startojnë Valon Berisha, Bernard Celina dhe Florent Hadërgjonaj dhe në qendër të sulmit, Milot Rashica./Insajderi.com.