Sajti i njohur për statistika, WhoScored, ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit, nga top pesë ligat e Evropës.
Premier Liga dhe Bundesliga, kanë më së shumti lojtarë në këtë formacion, gjithsej tetë lojtarë, secila nga katër, ndërsa dy lojtarë ka Serie A dhe një lojtarë La Liga.
Portieri më i mirë i sezonit, sipas WhoScored, është Jesse Jorone, i Brescia, duke lënë jashtë formacionit, portier si ter Stegen, Alisson, De Gea, Cortuis etj.
Mbrojtja përbëhet nga: Ricardo Pereira i Leicester, Virgil van Dijk i Liverpool, Tarkowski i Burnley si dhe Alphonso Davies i Bayern Munich, transmeton Insajderi.
Mesfusha përbëhet nga emra të zjarrtë si: Lionel Messi, Jadon Sancho, Kevin De Bruyne dhe Cristiano Ronaldo.
Sulmi ka dyshen nga Bundesliga, Robert Lewandowski si dhe Timo Werner./Insajderi.com.