118 vite, 24 tituj kampioni, pesë Liga të Kampionëve dhe trofe të tjerë të panumërt.
Kjo është historia e Barcelonës, e cila është themeluar 118 vite më parë, më 29 nëntor të vitit të largët 1899, shkruan Insajderi.
Në atë kohë, një grup i lojtarëve zviceran, anglezë dhe katalan, u bashkuan për të formuar një klub futbolli, i cili do të quhej Barcelona.
Pas 118 vitesh histori, klubi nga ‘Nou Camp’ tashmë konsiderohet si një nga më të mëdhatë ndonjëherë në historinë e futbollit.
Disa lojtarë kanë qenë pjesë e një prej klubeve më të mira në histori me kalimin e viteve, por, cilët prej tyre bëjnë pjesë në 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave?
Më poshtë keni listën e formacionit më mirë në histori të Barcelonës, sipas Mirror, përcjell Insajderi.
Portier: Andoni Zubizarreta
Mbrojtës i djathtë: Dani Alves
Qendërmbrojtës: Carles Puyol
Qendërmbrojtës: Ronald Koeman
Mbrojtës i majtë: Joan Segarra
Mesfushor defanziv: Pep Guardiola
Mesfushor qendror: Andres Iniesta
Mesfushor qendror: Xavi
Sulmues: Johan Cruyff
Sulmues: Laszlo Kubala
Sulmues: Lionel Messi