Formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen me Lituaninë

Formacioni zyrtar i Shqipërisë në ndeshjen me Lituaninë

Shqipëria sonte pret në ndeshjen e dytë të Ligës C, Lituaninë, duke kërkuar fitoren e dytë në grupe, njofton Insajderi.

Trajneri Italian, Eduardo Reja, ka bërë publike 11-startuse të takimit. Në portë Strakosha, mbrojta me katër e prirë nga kapiteni Hysaj në krahun e djathtë, në qendër ndodhen Gjimshiti dhe Dermaku, ndërsa në krahun e majtë kemi Mihaj.

Në mesfushë ka vendosur tre lojtarë, Laci, Gjasula dhe Abrashi. Në sulm ndodhen Sadiku, Manaj dhe Trashi. Ndeshja fillon në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. /Insajderi.com.