Formula 1: Lance Stroll niset nga pole-position për Çmimin e Madh të Turqisë

Formula 1: Lance Stroll niset nga pole-position për Çmimin e Madh të Turqisë

Piloti i Racing Point, Lance Stroll, mori pozicionin e parë në garën për Çmimin e Madh të Turqisë të zhvilluar sot, njofton Insajderi.

Për herë të parë në karrierën e tij, piloti kanadez fitoi vendin e parë me 1’47”765 në “Intercity Istanbul Park”.

Max Verstappen nga Red Bull Racing Honda, mbeti 0.29 sekonda prapa Strollit, ndërsa Sergio Perez nga Racing Point BWT Mercedes doli i treti me 1.556 sekonda vonesë.

“Me të vërtetë nuk mund ta them me fjalë tani, jam i tronditur! Është një nga pikat kryesore të karrierës sime me siguri, ne ëndërrojmë për këto momente kur rritemi dhe është shumë e veçantë!” u citua të ketë thënë Stroll në llogarinë zyrtare të Formula 1 në Twitter.

Leëis Hamilton do të fillojë garën e nesërme nga vendi i gjashtë. /Insajderi.com