Foshnja e porsalindur gjendet e gjallë në varr

Foshnja e porsalindur gjendet e gjallë në varr

Një vajzë e porsalindur që dyshohet se është varrosur e gjallë në shtetin verior Indian të Uttar Pradesh është shpëtuar nga një fshatar.

Burri e zbuloi fëmijën kur kishte shkuar për të varrosur vajzën e tij, e cila kishte vdekur disa minuta pas lindjes.

Burri njoftoi menjëherë policinë, ndërsa foshnja u dërgua në një spital në distriktin Bareilly dhe gjendja e saj ka ardhur duke u se përmirësuar.

Policia po kërkon prindërit e foshnjës së varrosur për së gjalli dhe po përpiqen të zbulojnë se pse e bënë këtë makabritet.