Një foshnje e sapolindur është shpëtuar nga Instituti i Varkave të Shpëtimit te Britanisë së Madhe, pasi i mbijetoi një udhëtimi nëntë-orësh në det të bërë nga një grup emigrantësh, të shtunën, transmeton Insajderi.com.
Vajza e sapolindur, e quajtur Aayan, e mbështjellë me një batanije, iu dorëzua një oficeri policie në Dungeness, Kent, pasi u shpëtua nga ta.
Nëna e vajzës tha se Ayyan është mirë dhe se ajo është shumë e kënaqur që kishte mbërritur në Britani.
Ajo më tej, deklaroi se ishte e përgatitur për të rrezikuar sigurinë e saj dhe të fëmijës për të shkuar në Angli për siç thotë ajo “një jetë më të mirë”.
Aayan besohet të jetë midis dy javësh dhe një muaj.
Në lidhje me këtë, oficeri i policisë së Britanisë tha së udhëtimi i tyre në deti ka përfunduar dhe tashmë ata janë mirë.
“Pas nëntë orësh në det, udhëtimi i tyre më në fund përfundoi. Disa nga emigrantët po dridheshin nga temperaturat e ftohta kur u ndihmuan nga barka e shpëtimit në plazhin e Dungeness”, ka pohuar ai./Insajderi.com