Irakianët popërpiqen të qëndrojnë të freskët ndërsa një valë e nxehtë vazhdon në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Temperatura në kryeqytetin Bagdad raportohet se i është afruar 52C të martën, një nga më të lartat që qyteti ka parë ndonjëherë.
Nxehtësia thuhet se ka mbetur mbi 51C të mërkurën.
Shumë njerëz qëndruan në ambiente të mbyllura, me disa në qendrën e Bagdadit që kërkonin freski nën një dush të improvizuar.
Por nxehtësia ekstreme ka bërë presion edhe më të madh në burimet publike tashmë të tendosura të vendit. /Insajderi.com