Gjykata në Dubai ka dënuar me burg prej një muaj një polic i cili kishte publikuar një fotografi të pasaportës së futbollistit Lionel Messi në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve të Golf News, polici është identifikuar si J.J. dhe është i dënuar për “keqpërdorim të sistemit për telekomunikacion”.
Polici ka pranuar fajësinë duke thënë se me anë të një telefoni celular ka publikuar fotografinë e cila përmbante të dhënat e Messit që ishin në atë dokument.
Incidenti kishte ndodhur më 27 dhjetorë në aeroportin e Dubait, ku Messi kishte ardhur të pranojë një çmim.
Policia ka thënë se ka marrë pasaportën e tij, në mënyrë që të regjistrojë një video sekuencë me pasaportën e njërit prej lojtarëve më të mirë në botë./Insajderi